Ladda ner PDF
Tillbaka till listan med berättelser

Një burrë i vjetër për bashkëshort

Skriven av Aranya

Illustrerad av Sunniva Høiby-Øiset

Översatt av Maria Hila

Uppläst av Ndricim Ahmetli

Språk albanska

Nivå Nivå 5

Läs hela berättelsen

Reading speed

Automatisk avspälning


Mendoja se burrat norvegjez ishin burrat më të mirë në botë, por kjo nuk është e vërtetë! Para se të njihja burrin që u bë bashkëshorti im, punoja në një fabrikë në Bangkok, dhe ai jetonte në Pattaya. Ne u njohëm përmes Internetit dhe më pas patëm një lidhje.


Pas disa kohësh vendosëm të martoheshim. Unë vija nga një familje e varfër, kështu që të pasurit një bashkëshort të huaj që do të kujdesej për familjen time ishte një nga arsyet për të cilat u martova me të.


Në u shpërngulëm në Norvegji, dhe unë nisa të shkoja në shkollë për të mësuar norvegjisht. Ishte e vështirë. Nuk kisha patentë, dhe bashkëshortit tim i duhej të më çonte në shkollë, të më priste, dhe të kthehej. Ishte një orë vajtje dhe një orë ardhje. Pas disa kohësh u shpërngulëm më afër, por ai këmbëngulte që të më shoqëronte në shkollë. Ai nuk donte që unë të ecja vetëm.


Pothuajse nuk kam patur fare para qëkur erdha në Norvegji. Një herë, bashkëshorti im më dha para për drekën, por duke qenë se kisha shumë pak para, i mbajta. Miqtë e mi në shkollë donin të më ndihmonin të gjeja një punë, por bashkëshorti im thotë se nuk mundem. Ai nuk mendon se të punoj si pastruese është e përshtatshme për mua.


Në vend të kësaj, ai kishte një punë tjetër për mua, të ndërtoja një garazh. Ai ishte shefi im dhe unë bëja gjithçka. Ai nuk mund të bënte shumë gjëra sepse ishte i sëmurë. Ai nuk më dha asnjë pjesë të parave që fitoi nga ndërtimi i garazhit.


Një ditë ai tha se mërzitej kur qëndronte në shtëpi vetëm, kështu që vendosi se duhet të marrim një qen. Unë nuk e doja një qen pasi isha e lodhur pas shkollës dhe kisha detyra shtëpie për të bërë. Ai tha se ai do e nxirrte qenin përditë, por në fund, mua m’u desh të kujdesesha për qenin dhe për bashkëshortin tim të vjetër.


Nuk e di çfarë do të sjellë e ardhmja ime. Plani im është që të shkoj në një shkollë tjetër, por bashkëshorti im nuk do që unë të shkoj. Ai po planifikon të lëvizim edhe më larg që ta bëjë të vështirë për mua. Unë dua t’i rezistoj, por nuk di se si. Nuk është aq e lehtë sa mendoja të jetosh në një vend të huaj me një bashkëshort të vjetër.


Skriven av: Aranya
Illustrerad av: Sunniva Høiby-Øiset
Översatt av: Maria Hila
Uppläst av: Ndricim Ahmetli
Språk: albanska
Nivå: Nivå 5
Creative Commons Licens
Detta verk är licensierat under en Creative Commons Erkännande 4.0 Internationell Licens.
Valmöjligheter
Tillbaka till listan med berättelser Ladda ner PDF