Unë quhem Malik dhe jam 39 vjeç. Kam lindur në Afganistan. Feja ime është e ndryshme nga feja kryesore në Afganistan.
Për shumë vite, njerëzit që i përkasin fesë time janë persekutuar. Kjo ka qenë shumë e vështirë për familjen time.
Para disa vitesh nisi një luftë. Unë kisha frikë se do të vritesha. E lashë familjen time për të shkuar në Evropë dhe për të nisur një jetë të re.
Eca për shumë kilometra. Ndonjëherë nuk kisha ushqim apo një vend për të qëndruarr. Disa nga njerëzit me të cilët udhëtova vdiqën.
Më në fund arrita. Takova disa njerëz nga vendi im që më ndihmuan. Nuk e di se si do ia kisha dalë pa ta.
Fillova të mësoja gjuhën, por ishte e vështirë. E dija se të flisja gjuhën ishte shumë e rëndësishme për të gjetur një punë.
Studiova për disa vite, në fillim për të mësuar gjuhën. Ishte e vështirë, por më pëlqen të mësoj gjëra të reja.
Pasi studiova nisa të punoja. Në fillim punova në një restorant, dhe më pas u bëra mësues sepse dua të ndihmoj të tjerët.
Shpresoj që një ditë të kthehem në Afganistan. Aty ka shumë njerëz që kanë nevojë për ndihmë, dhe unë dua t’i ndihmoj.