Ladda ner PDF
Tillbaka till listan med berättelser

Të gjesh një punë

Skriven av Espen Stranger-Johannessen

Illustrerad av Sunniva Høiby-Øiset

Översatt av Maria Hila

Uppläst av Ndricim Ahmetli

Språk albanska

Nivå Nivå 4

Läs hela berättelsen

Reading speed

Automatisk avspälning


Alisha duhet të gjejë një punë pasi familjes së saj i duhen para për ushqime dhe veshje.


Alisha nuk punonte në vendin nga vjen, por ajo është e zonja në gatim dhe i pëlqen të flasë me njerëz.


Mbase ajo mund te punojë në një restorant? Alisha kërkon për njoftime pune në Internet.


Ajo gjen një njoftim pune për shef kuzhine. Ai është dikush që gatuan në një restorant.


Ajo shkon në intervistën e punës. Menaxheri i restorantit i thotë se atyre u duhet dikush që është trajnuar si shef kuzhine.


Alisha është e zhgënjyer, por ajo regjistrohet në një kurs që quhet “Ushqimi dhe Mikpritja”. Ajo shpreson se kjo do e ndihmojë të gjejë një punë në një restorant.


Alishas i duhet të punojë në një restorant si pjesë e trajnimit të saj. Ajo nuk paguhet, por fiton përvojë pune.


Ajo i shton detajet e trajnimit në CV-në e saj. Një CV është një përshkrim i të gjitha punëve që ajo ka bërë dhe i të gjitha kurseve që ka ndjekur.


Herës tjetër që Alisha shkon në një intervistë pune në një restorant, ata i ofrojnë punë. Është punë e lodhshme. Shpesh i duhet të punojë darkave, kur fëmijët e saj kthehen në shtëpi nga shkolla.


Ajo është e lumtur që ka një punë, në këtë mënyrë mund të blejë ushqime dhe veshje për familjen e saj me paratë e veta.


Skriven av: Espen Stranger-Johannessen
Illustrerad av: Sunniva Høiby-Øiset
Översatt av: Maria Hila
Uppläst av: Ndricim Ahmetli
Språk: albanska
Nivå: Nivå 4
Creative Commons Licens
Detta verk är licensierat under en Creative Commons Erkännande 4.0 Internationell Licens.
Valmöjligheter
Tillbaka till listan med berättelser Ladda ner PDF